Mbi 93% e qytetarëve në vend përdorin internet!
Në tremujorin e parë të vitit 2026...

Në tremujorin e parë të vitit 2026, 93.7% e popullsisë së përgjithshme në vendin tonë, të moshës 15 deri në 74 vjeç përdori internetin, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në familje dhe nga individë.
Në të njëjtën periudhë, 91.2% e familjeve kishin qasje në internet nga shtëpia.
Të dhënat tregojnë përdorim të gjerë të internetit dhe shërbimeve digjitale në jetën e përditshme të popullsisë, si dhe një nivel të lartë të qasjes në internet në familjet në Maqedoni.
81.2% e popullsisë përdorin internetin disa herë gjatë ditës, dhe e njëjta përqindje porositi ose bleu mallra ose shërbime në internet në 12 muajt e fundit.
Në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, pjesa më e madhe prej 93.5% bëhet nga telefonia në internet dhe thirrjet video (nëpërmjet kamerës së internetit dhe përdorimit të aplikacioneve të tilla si Skype, FaceTime, Messenger, ËhatsApp, Viber dhe Snapchat).
Pjesa më e madhe prej 88.4% është shkëmbimi i mesazheve, kryesisht përmes Skype, Messenger, WhatsApp dhe Viber.
