Mickoski: Po ndërtohen dy interkonektorë të gazit, me të cilat do të rritet në mënyrë dramatike rëndësia gjeostrategjike e Maqedonisë

16.10.2026 15:41

„Në këtë moment, si kurrë më parë, po ndërtohen dy interkonektorë të gazit, njëri me fqinjin tonë jugor, tjetri me fqinjin tonë verior. Njërin pres që të sinkronizohet dhe të lëshohet në përdorim deri në fund të gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, ndërsa tjetrin pres që deri në fund të vitit 2028 të sinkronizohet plotësisht", tha Mickoski.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes së gazetarëve  lidhur me  ecurinë e procesit të gazifikimin,  cili do të jetë përfitimi për qytetarët dhe kur mund të pritet të përfundojë, deklaroi:

„Në këtë moment, si kurrë më parë, po ndërtohen dy interkonektorë të gazit, njëri me fqinjin tonë jugor, tjetri me fqinjin tonë verior. Njërin pres që të sinkronizohet dhe të lëshohet në përdorim deri në fund të gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, ndërsa tjetrin pres që deri në fund të vitit 2028 të sinkronizohet plotësisht.

Me këtë, në mënyrë dramatike – kur them dramatike – do të rritet në mënyrë dramatike rëndësia gjeostrategjike e Maqedonisë si vend, kurse nga ana tjetër, këta dy gazsjellës do të nënkuptojnë një mundësi për investitorët që do të dëshironin të investojnë në kapacitete prodhuese të energjisë elektrike të cilat e përdorin gazin si lëndë djegëse.  Por kjo do të thotë edhe mundësi për ne, kur bëhet fjalë për rikonstruksionin dhe modernizimin e termocentraleve të cilat përdorin thëngjill si lëndë djegëse, që të mund të bëjmë konvertim në gaz dhe kështu t'i ruajmë vendet e punës dhe kështu t'i ruajmë ato objekte që të vazhdojnë të prodhojnë“, shtoi Mickoski.