Maqedoni

Parashikimi i motit

17.10.2026 10:09

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare, me mundësi për reshje të dobëta shiu..

Moti sot do të jetë me diell, me vranësira mesatare në nivel lokal dhe me mundësi për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë rreth 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14°C deri në 15°C.

Në Shkup, moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare në nivel lokal. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14°C.