Bërvenica, të dielën zgjedh kryetarin e ri, sot votojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm

17.10.2026 11:05

Sipas të dhënave të KSHZ-së sot do të votojnë 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Banorët e Komunës së Bërvenicës do të votojnë nesër për kryetarin e ri të komunës, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme lokale, të cilat po mbahen pas vdekjes së ish-kryetarit të komunës, Jovica Ilievski, më 23 qershor 2026.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve “Sot zbatohet votimi për personat e sëmurë ose të pafuqishëm dhe personat që vuajnë dënimin me burg për Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës. Gjithsej 88 persona të sëmurë ose të pafuqishëm mund të votojnë për Kryetar të Komunës së Bërvenicës. Të drejtën e tyre për të votuar mund të ushtrojnë gjithsej 9 persona që vuajnë dënimin me burg. Votimi për këta persona zbatohet në 3 institucione përmirësuese ndëshkimore në territorin e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në qytetet e Shkupit, Shtipit dhe Tetovës.”, njofton KSHZ.