Maqedoni
Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë sekuestrohen 1 ton lukth pule dhe produkte mishi
17.10.2026 12:46
Shërbimet inspektuese të AUV-së kanë konfiskuar dhe asgjësuar një ton lukthe pule....

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka sekuestruar dhe shkatërruar 1.000 kilogramë lukth pule dhe 55 kilogramë përgatitje mishi në dy mishtore në Strugë dhe Ohër. Lukthi i pulës, importi dhe përdorimi i të cilit për konsum njerëzor janë të ndaluara, ishte përdorur edhe në përgatitjen e produkteve të mishit. Për dy mishtoret janë shqiptuar sanksione kundërvajtëse.
“Me qëllim të sigurimit të shkallës së lartë të mbrojtjes së shëndetit publik dhe interesave të konsumatorëve, Agjencia në korrik të vitit 2024 solli vendim për ndalimin e importit dhe përdorimit të lukthit të pulës të destinuar për ushqim njerëzor, në prodhimin e përgatitjeve dhe produkteve, për shkak të rreziqeve potenciale të përcaktuara nga përdorimi i pjesës muskulore të lukthit të shpendëve për shëndetin e njerëzve, kontaminim i mundshëm me patogjenë-baktere dhe viruse, prania e toksinave etj. Vendimin për ndalim AUV e solli në bazë të rezultateve nga analiza e kryer e rrezikut nga rreziqet e mundshme për shëndetin e qytetarëve nga konsumimi i këtij lloji të organeve të brendshme të shpendëve dhe nga rezultatet e kontrolleve inspektuese me të cilat atëherë u konstatua keqpërdorim dhe mashtrim i konsumatorëve nga disa industri të mishit.”, njoftoi AUV.
Siç informoi AUV, kontrollet e realizuara në mishtoret në Ohër dhe Strugë janë pjesë e kontrolleve të intensifikuara që zbatohen me qëllim parandalimin e aktiviteve ilegale me këtë lloj ushqimi, luftimin e këtij lloji të krimit dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
FLORIJE KAMBERI
