Maqedoni
Parashikimi i motit
18.10.2026 09:35
Moti sot me vranësira dhe periudha me diell, temperaturat deri në 20 gradë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 20°C.
Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, i shoqëruar me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 18°C.
