Maqedoni

Të shtëna me armë në Saraj, plagoset një person

18.10.2026 13:26

Një person është plagosur në dorë pasi një person tjetër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, në afërsi të një marketi në Saraj të Shkupit....

Një person është plagosur në dorë pasi një person tjetër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, në afërsi të një marketi në Saraj të Shkupit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar më 18 tetor, në orën 09:50, në SPB Shkup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, derisa personi me inicialet M.I. ndodhej në një veturë të tipit “Touran”.
 
Pas denoncimit, në vendngjarje kanë dalë nëpunës policorë, të cilët kanë gjetur katër gëzhoja të municionit të pistoletës.
 
“Nga xhami i dëmtuar i veturës, M.I. ka pësuar lëndim në dorë. Është njoftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
 
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit që ka qëlluar me armë zjarri.