Rajon

Shqipëri, Rama fton studentët në dialog

20.10.2026 10:17

Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve që prej një jave po protestojnë për ndryshime në sistemin arsimor. Në shenjë të gatishmërisë për bisedime, para godinës së Kryeministrisë janë vendosur karrige me pankarta ku shkruhet “Dialog”.

Rama tha se është i gatshëm të zhvillojë bisedime pa kushte me protestuesit, por përjashtoi nga kjo ftesë personat që, sipas tij, ushtrojnë dhunë dhe nuk distancohen prej saj.
 
“Tani, kush do dialog pa kushte, ku të dojë, kur të dojë edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion së bashku me Qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe nuk distancohen nga dhuna.”, deklaroi Rama.
 
Kreu i Qeverisë shqiptare ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet për përdorim të forcës disproporcionale nga policia gjatë protestave. Ai argumentoi se numri i efektivëve policorë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë se ai i protestuesve të lënduar.