Pedagogët dhe të rinjtë largojnë karriget e “dialogut” të vendosura nga Rama para Kryeministrisë

20.10.2026 11:30

Pedagogët dhe të rinjtë që janë pjesë e protestës në Tiranë...

Pedagogët dhe të rinjtë që janë pjesë e protestës në Tiranë kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë, në shenjë kundërshtimi ndaj thirrjeve për dialog nga ana e Kryeministrit shqiptarë.

Me këtë veprim, protestuesit i kanë bërë të qartë Edi Ramës, se refuzojnë dialogun e propozuar, duke kërkuar nga ai lirimin e menjëhershëm të studentëve të ndaluar gjatë protestave.

“Refuzojmë dialogun! Lironi studentët!”, “Pa dorëheqje, nuk ndalojmë!”, - ishin këto thirrjet e protestuesve poshtë zyrës së Kryeministrisë.