Maqedoni

Parashikimi i motit

21.10.2026 08:37

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri në 21°C

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës priten reshje të herëpashershme lokale shiu.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila në disa vende përgjatë lumit Vardar herë pas here do të përforcohet. Temperaturat maksimale ditore do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës priten reshje të herëpashershme shiu, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 21 gradë Celsius.
 
Edhe nesër pritet mot i ngjashëm, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa gjatë ditëve në vijim parashikohet një rënie e lehtë e temperaturave.