Maqedoni
VLEN: Biblioteka e Tetovës merr status universitar
21.10.2026 11:09
Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë për herë të parë do të funksionojë edhe si bibliotekë universitare...

Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë për herë të parë do të funksionojë edhe si bibliotekë universitare, pas miratimit të vendimit për zgjerimin e veprimtarisë së saj, njofton VLEN.
Sipas njoftimit, vendimi u miratua me propozim të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, me qëllim zgjerimin e mundësive për studim dhe hulumtim shkencor. Me statusin e ri, studentët, profesorët dhe hulumtuesit do të kenë mundësi më të mëdha për shfrytëzimin e literaturës dhe shërbimeve të bibliotekës, për përgatitjen e provimeve, punimin e temave të diplomës dhe realizimin e projekteve kërkimore.
Nga VLEN-i theksojnë se biblioteka do të vazhdojë t’u shërbejë edhe qytetarëve, ndërsa këtë vendim e cilësojnë si një hap në mbështetje të arsimit, zhvillimit akademik dhe të rinjve në vend.
