Maqedoni
Integrimi evropian, mbështetje e fuqishme nga Greqia për reformat
21.10.2026 17:22
Greqia mbështet fuqishëm shtetin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian...

Greqia mbështet fuqishëm shtetin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo u konfirmua në takimin ndërmjet ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, dhe ambasadorit të ri të Greqisë, Joanis Malukos.
Në takim u theksua rëndësia e perspektivës evropiane dhe thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Pala greke shprehu gatishmëri për të ofruar mbështetje pa rezerva për reformat në sistemin e drejtësisë, përmes shkëmbimit të përvojave, ofrimit të ekspertizës dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kompetente.
Ministri Shasivari shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Greqisë, duke theksuar se reformat në drejtësi, forcimi i sundimit të ligjit dhe përafrimi me standardet evropiane mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë.
Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen konkrete të proceseve reformuese, të cilat janë thelbësore për të ardhmen evropiane të vendit tonë.
