Sami Morina: Zona industriale e Vizbegut, me dekada pa kushte elementare për bizneset

24.10.2026 18:39

Kryetari i OEMVP-së, Sami Morina...

Kryetari i OEMVP-së, Sami Morina, në emisionin "Pas Numrave" në TVM2 , theksoi se problemet infrastrukturore në zonën industriale të Vizbegut vazhdojnë prej dekadash, pavarësisht ndërrimit të qeverive.  

Ai përmendi mungesën e infrastrukturës së përshtatshme rrugore, ndriçimit publik, transportit publik, rrjetit elektroenergjetik dhe gazifikimit, duke shprehur shqetësimin se nuk ka sinjale konkrete për përmirësimin e gjendjes në një të ardhme të afërt.