Maqedoni
Gjorçe Petrov, tre të arrestuar për dy vrasje
28.10.2026 11:39
Një person tjetër është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në dy vrasjet në Gjorçe Petrov të Shkupit..

Një person tjetër është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në dy vrasjet në Gjorçe Petrov të Shkupit, duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve.
Brenda një periudhe prej pesë ditësh, në Gjorgje Petrov janë gjetur të vdekur një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçare, të dy me shenja të dukshme dhune. Gruaja u gjet e pajetë dje në një shtëpi në rrugën “Gjurgjin Kokale”, ndërsa rasti i burrit ishte raportuar më 22 tetor. Nga institucionet kompetente priten informacione shtesë lidhur me bazën e dyshimeve dhe rolin e mundshëm të secilit prej personave të ndaluar në këto dy raste.
