Maqedoni
Voziste në krah të kundërt në autostradën Gostivar-Tetovë, ndalohet shoferi dhe dy bashkëudhëtarët e tij
28.10.2026 17:32
Një 33-vjeçar nga fshati Dobrosht është ndaluar pasi drejtonte veturën në gjendje të dehur...

Një 33-vjeçar nga fshati Dobrosht është ndaluar pasi drejtonte veturën në gjendje të dehur dhe në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë.
Poashtu janë ndaluar edhe dy bashkëudhëtarët e tij, për shkak të sjelljes agresive ndaj policisë.
Më 28 tetor 2026, policia ka pranuar një denoncim se një veturë e markës “Skoda”, me targa të Tetovës, po lëvizte në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë.
Pas ndërhyrjes së policisë, vetura është ndaluar në pikëpagesën rrugore në Tetovë. Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi B.O. (33), nga fshati Dobrosht, ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2,06 promilë alkool në gjak.
Për këtë arsye, ai është privuar nga liria.
Policia ka arrestuar edhe dy bashkudhëtarët e tij, A.J. (27), nga fshati Nerasht, dhe N.A. (38), nga fshati Dobrosht, pasi dyshohet se janë sjellë në mënyrë agresive dhe të vrazhdë ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
Të tre personat janë mbajtur në stacionin policor. Sipas njoftimit, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse ligjore.
