Maqedoni

Parashikimi i motit

29.10.2026 08:36

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të shkurtra me diell..

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të shkurtra me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës në orët e mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende përgjatë Vardarit herë pas here do të përforcohet.

Temperatura minimale do të jetë 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa pjesë të luginës herë pas here do të përforcohet.