Maqedoni

AUV sekuestroi 2 tonë mish të pasigurt

29.10.2026 09:50

Rreth dy tonë mish i freskët dhe i ngrirë i pasigurt, si dhe produkte të përgatitura nga mishi...

Rreth dy tonë mish i freskët dhe i ngrirë i pasigurt, si dhe produkte të përgatitura nga mishi, janë sekuestruar dje gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese në objektet e shitjes me pakicë në territorin e Komunës së Radovishit. 
 
Sipas paralajmërimit të autoriteteve, produktet e sekuestruara do të shkatërrohen në deponinë “Drislla”. Kontrollet janë kryer nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), e cila dje ka inspektuar edhe një person fizik në fshatin Pepelishtë të Negotinës, që ushtronte veprimtari të paautorizuar për prodhimin e produkteve të tymosura të mishit dhe fërgesave, të cilat i shiste përmes rrjeteve sociale.
 
Sipas AUV-së, produktet nuk kishin deklaratë për origjinën dhe ishin ruajtur e përpunuar në kushte të papërshtatshme dhe johigjienike, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.