Maqedoni
Keqpërdorime financiare në shëndetësi, aksion i madh policor në disa lokacione
29.10.2026 10:36
MPB po zhvillon një aksion në kuadër të hetimeve për keqpërdorime të dyshuara financiare në sektorin e shëndetësisë....

Një aksion i madh policor kundër krimit të organizuar është duke u zhvilluar këtë mëngjes në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Pjesëtarë të Departamentit për Krim të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike po kryejnë bastisje në më shumë se 10 lokacione.
Sipas informacioneve fillestare, nën hetim janë persona përgjegjës nga një spital privat, si dhe punonjës të Fondit të Sigurimit Shëndetësore.
“Nëpunës policorë nga reparti për luftë ndaj krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së po bëjnë bastisje në disa lokacione në mbarë vendin, në koordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të procesi hetimor për keqpërdorime financiare në një pjesë të shëndetësisë.”, - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreeski.
