Maqedoni

Zgjedhjet në Bërvenicë, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

31.10.2026 12:18

Vendi është në heshtje zgjedhore për rrethin e dytë të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës...

Vendi është në heshtje zgjedhore për rrethin e dytë të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen nesër. Sot zhvillohet votimi i personave të sëmurë dhe të plogësht dhe i personave që janë në vuajtje të dënimit me burg.
 
Gjithsej 107 persona të sëmurë ose të plogësht mund të votojnë për kryetar të komunës Bërvenicë. Të drejtën e votës mund a realizojnë edhe gjithsej 9 persona që janë në vuajtje të dënimit me burg. Votimi i këtyre personave zhvillohet në 3 institucione ndëshkimore përmirësuese në territorin e Maqedonisë së Veriut, edhe atë në qytetet Shkup, Shtip dhe Tetovë.
 
Votimi sot filloi në orën 7 të mëngjesit. Rrethin e dytë të Zgjedhjeve të Parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do ta vëzhgojnë gjithsej 61 vëzhgues të akredituar nga të cilët, 56 janë vendas dhe 5 ndërkombëtarë.
 
Në periudhën kur edhe do të votohet për zgjedhjet e parakohshme për kryetar në Komunën e Bërvenicës, zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë do të jetë jetë e hapur për qytetarët të cilët duan të pararaqesin ndonjë parashesë lidhur me të drejtën e tyre për të votuar.
 
“Të dielën, më 1 nëntor, në ditën e mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të jetë e hapur zyra rajonale në Tetovë, me qëllim që qytetarët të mund të raportojnë çdo lloj shkeljeje të së drejtës së tyre të votës”, njoftoi Zyra e Avokatit të Popullit.
 
Përveç paraqitjes personalisht në zyrë, qytetarët mund të raportojnë shkeljen e së drejtës së tyre të votës edhe në numrin e telefonit 044 344-082, njoftoi Zyra e Avokatit të Popullit, e cila paralajmëron mbrojtjen e së drejtës së qytetarëve dhe masa urgjente.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU