Botë
Alta Bankës i merret leja e punës në Serbi
31.10.2026 13:38
Bordi Ekzekutiv i Bankës Kombëtare të Serbisë ka vendosur të revokojë licencën...

Bordi Ekzekutiv i Bankës Kombëtare të Serbisë ka vendosur të revokojë licencën e Shoqatës Aksionare “Alta Banka” - Beograd. Me vendim gjykate, Agjencia e Sigurimit të Depozitave do të emërohet si administrator i falimentimit.
Siç thuhet në deklaratë, Bordi Ekzekutiv arriti në përfundimin se para revokimit të licencës, u kryen aktivitete mbikëqyrëse për të siguruar që banka të rriste nivelin e saj të likuiditetit.
“Duke pasur parasysh se kushtet për revokimin e licencës së operimit të bankës, në përputhje me Ligjin për Bankat, janë përmbushur, Banka Kombëtare e Serbisë ka marrë këtë vendim për të mbrojtur interesat e depozituesve dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar”,- thuhet në njoftimin e BKS-së.
Në maj të vitit 2025, banka serbe “ALTA Banka” Sh.A. Beograd e bleu Bankën Ekonomike – Manastir, në origjinal “Stopanska Banka a.d. Bitolla”, një proces ky që u krye me pëlqimin zyrtar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
LSDM-ja gjatë kësaj javeka raportuar se Alta Banka ka filluar të transferojë shuma të mëdha parash në Maqedoni dhe Rusi, duke kërkuar nga Prokuroria Publike të hetojë origjinën e tyre.
