Maqedoni
Zgjedhjet në Bërvenicë: Sot votuan të sëmurët dhe të burgosurit
31.10.2026 16:34
Përfundoi votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe i personave...

Përfundoi votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe i personave që janë në vuajtje të dënimit me burg për rrethin e dytë të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës.
“Sipas të dhënave që janë dorëzuar deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nga gjithsej 9 persona të lajmëruar për votim në institucionet ndëshkimore përmirësuese gjithsej kanë votuar 8 persona. Nga gjithsej 107 persona të sëmurë ose të pafuqishëm me të drejtë vote, të drejtën e votës e kanë realizuar 104 persona.” - thuhet në kumtesën e KSHZ-së duke sqaruar se votimi gjatë ditës së sotme ësht zhvilluar pa probleme dhe secili votues ka patur mundësi ta realizonte lirisht të drejtën e tij të votës.
Rrethin e dytë të Zgjedhjeve të Parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës që do të mbahet të dielën do ta vëzhgojnë gjithsej 61 vëzhgues të akredituar nga të cilët, 56 janë vendas dhe 5 ndërkombëtarë.
Zyra e Avokatit të Popullit do të jetë e hapur
Në periudhën kur edhe do të votohet për zgjedhjet e parakohshme për kryetar në Komunën e Bërvenicës, zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë do të jetë jetë e hapur për qytetarët të cilët duan të pararaqesin ndonjë parashesë lidhur me të drejtën e tyre për të votuar.
“Të dielën, më 1 nëntor, në ditën e mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të jetë e hapur zyra rajonale në Tetovë, me qëllim që qytetarët të mund të raportojnë çdo lloj shkeljeje të së drejtës së tyre të votës”, njoftoi Zyra e Avokatit të Popullit.
Përveç paraqitjes personalisht në zyrë, qytetarët mund të raportojnë shkeljen e së drejtës së tyre të votës edhe në numrin e telefonit 044 344-082, njoftoi Zyra e Avokatit të Popullit, e cila paralajmëron mbrojtjen e së drejtës së qytetarëve dhe masa urgjente.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
