Maqedoni

Arsim: Shujta studentore do të rritet në 4.500 den.

01.11.2026 17:46

Studentët e pranojnë opsionin e propozuar për masën e shijtës së subvencionuar studentore...

Studentët e pranojnë opsionin e propozuar për masën e shijtës së subvencionuar studentore, pasi gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar diskutime të gjera mes tyre në kuadër të organizatave, me qëllim që të harmonizohen rreth modelit të propozuar. 
 
Sipas këtij modeli, studentët do të mund të përfitojnë nga 4.500 denarë në muaj, që është rreth 1.000 denarë më shumë në krahasim me shumën e deritanishme.
 
Gjithashtu, parashikohen edhe zbritje të tjera. Një nga elementet kryesore është se, përmes shërbimit të posaçëm digjital „M-vakti studentor“, studentët do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet në restorante, markete dhe restorante të specializuara për produkte të qumështit, të cilat do të përfshihen në sistem. Studentët thonë se për ta është i pranueshëm ky model.
 
Megjithatë, studentët kanë parashtruar edhe disa kushte, duke kërkuar që këto dispozita të përfshihen në legjislacion. Ndryshe, gjatë periudhës së fundit studentët kanë reaguar duke theksuar se shuma e vaktit të subvencionuar nuk është rritur prej tre vitesh.