Maqedoni

Siljanovska Davkova uroi Jotovën për fitoren në Bullgari

02.11.2026 17:41

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova...

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ia uroi fitoren tanimë homologes bullgare Ilijana Jotovës.
 
“Në emër të qytetarëve të Maqedonisë dhe në emrin tim personal ia uroj fitoren zgjedhore presidentes Ilijana Jotova dhe nënpresidentit Kiril Valçev. Suksesi i presidentes Jotova e pasqyron vullnetin e popullit bullgar. Jam e bindur se gjatë mandatit të saj, Bullgaria do të luajë rol konstruktiv në rajonin tonë dhe në Evropë.”, shkroi presidentja në rrjetin X. 
 
Silljanovska Davkova shprehu bindje se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë me respekt reciprok, dialog të hapur dhe partneritet të sinqertë.
 
“Me vullnet të mirë mund t’i tejkalojmë sfidat ekzistuese, t’i përforcojmë marrëdhëniet maqedono-bullgare dhe ta avancojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin.”, thekson Siljanovska Davkova.