Maqedoni

Siljanovska Davkova në Bruksel, në Samitin për Zgjerimin e BE-së

03.11.2026 10:23

Në fokus të samitit do të jenë procesi i zgjerimit të BE-së...

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Bruksel do të marrë pjesë në Samitin për zgjerim të Bashkimit Evropian, ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë politikë evropianë dhe rajonalë.

Në fokus të samitit do të jenë procesi i zgjerimit të BE-së, integrimi evropian i vendeve kandidate, bashkëpunimi rajonal dhe sfidat me të cilat përballet Unioni në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj. Siljanovska Davkova do të zhvillojë takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, dhe me komandantin suprem për Evropën (SACEUR) gjeneralin Aleksus Gregori Grinkeviq në Shtabin suprem të fuqive aleate në Evropë (ShAPE) në Mons, ndërsa janë paraparë edhe takime me përfaqësues të institucioneve evropiane.