Maqedoni
Në Armatë dhe Mbrojtje pagat do të rriten për 10 për qind
03.11.2026 11:40
Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, informoi për rritjen e pagave për 10 për qind në Armatë dhe Ministrinë e Mbrojtjes....

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, informoi për rritjen e pagave për 10 për qind në Armatë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Ai tha se Buxheti për vitin 2027 u miratua në seancën e fundit qeveritare, që do të thotë se po hyn në Parlament dhe se rritja do të bëhet me buxhetin e ri, duke e përshkruar si një “hap historik”
“Pagat në Armatë dhe Mbrojtje po rriten me 10 për qind. Kjo do të thotë rritja më e madhe në vlerë absolute në histori. Kjo do të thotë se paga bazë po rritet, por edhe të gjithë komponentët që përfshihen në pagë. Kam premtuar shumë herë se do të punoj së bashku me sindikatat, së bashku me Armatën, për ta bërë këtë institucion më të mirin në vend, dhe me këtë hap për sa i përket pagave, ne po bëhemi vërtet një nga institucionet më të mira në vend. Urime të gjithë punonjësve, sepse e meritojnë, Armata e meriton, ne jemi një Armatë e NATO-s dhe këtë e arrijmë përmes dialogut social.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
“Si sindikatë ne krenohemi për arritjet që janë bërë në këtë periudhë. Me ndihmën e ministrit të Mbrojtjes dhe kryeministrit Mickoski, arritëm që pagat të rriten për 10 për qind nga janari i vitit 2027. Po ashtu arritëm që personat që i mbushin 45 vjet do t’u mundësohet të qëndrojnë në Armatë. Me punë të këtilla do të arrijmë edhe suksese më të mëdha.”, - thanë nga Sindikata e Mbrojtjes.
Ministri Misajlovski shprehu mirënjohje për kryeministrin Mickoski dhe ministren e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska, për mbështetjen e tyre.
VLORA LATIFI TOPOJANI
