Maqedoni

Prokuroria me hetim ndaj një grupi kriminal të përfshirë në zhvatje dhe pastrim parash

06.11.2026 13:11

Katër persona dyshohen për pjesëmarrje në një grup kriminal...

Katër persona dyshohen për pjesëmarrje në një grup kriminal, si dhe për kryerjen e veprave penale të pastrimit të parave dhe zhvatjes. Kështu njofton Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj grupit kriminal nga Kumanova.
 
Për tre prej personave është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, ndërsa personi i katërt prej një periudhe të caktuar ndodhet jashtë vendit. Grupi, përmes kërcënimeve të rënda, ka zhvatur para nga persona të dëmtuar, duke i detyruar dhe duke shfrytëzuar kryesisht gjendjen e tyre të varësisë financiare për shkak të huave të mëparshme. Të dyshuarit kanë përpiluar kontrata fiktive për shitblerje, si garanci për hua të pretenduara.
 
Në disa prej kontratave të pengut dhe huasë, ata kanë falsifikuar nënshkrimet e personave të dëmtuar në cilësinë e huamarrësve dhe, pa dijeninë e tyre, i kanë noterizuar dokumentet.Noteri që ka lejuar noterizimin e dokumenteve të falsifikuara dyshohet për kryerjen e veprës penale të punës së pandërgjegjshme në shërbim. Për të, Gjykatës i është dorëzuar propozim për caktimin e masave të kujdesit.