Maqedoni

Parashikimi i motit

07.11.2026 09:59

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, nesër mundësi për reshje lokale shiu...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e mëngjesit në disa lugina ka pasur paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat maksimale ditore në pjesën më të madhe të vendit do të arrijnë deri në 11 gradë Celsius. Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa temperaturat minimale në disa vende do të zbresin deri në zero gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe periudha me diell. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 13 gradë Celsius, ndërsa ajo minimale do të zbresë deri në minus 1 gradë.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira mesatare, me temperatura maksimale deri në 11 gradë Celsius. Gjatë orëve të natës pritet shtim i vranësirave, ndërsa do të krijohen kushte për reshje lokale shiu.