Ekonomi
Bien çmimet e karburanteve për 7 denarë
09.11.2026 12:45
Nga mesnata do të bien ndjeshëm çmimet e karburanteve.

Nga mesnata do të bien ndjeshëm çmimet e karburanteve. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur uljen e çmimeve të derivateve të naftës, përkatësisht benzina do të lirohet për 7 denarë për litër, ndërsa dizeli për 5.5 denarë.
Sipas vendimit të miratuar sot, EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të kushtojnë nga 86, përkatësisht 88 denarë për litër, që paraqet ulje prej 7 denarësh. Ndërkaq, dizeli EURODIZEL do të kushtojë 94.5 denarë për litër, ose 5.5 denarë më pak se deri më tani.
Ulje ka edhe te vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të shitet me çmim prej 103.5 denarësh për litër, 6.5 denarë më lirë. Ndërsa mazuti M-1 NS do të kushtojë 49.312 denarë për kilogram, me ulje prej 6.261 denarësh.
Me këtë vendim, benzina BS-95 nga 93 denarë zbret në 86 denarë për litër, ndërsa dizeli, i cili në periudhën paraprake kishte arritur në 100 denarë, nga nesër do të kushtojë maksimalisht 94.5 denarë.
Nga Komisioni Rregullator bëjnë të ditur se ulja mesatare e çmimeve me pakicë është 7.51 për qind. Vendimi hyn në fuqi më 10 nëntor, ndërsa si arsye për uljen përmenden çmimet më të ulëta referente në tregjet botërore, kursi i këmbimit dhe masat tatimore të aplikuara.
