Maqedoni

Mexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme në vendime të përhershme pune

09.11.2026 22:07

Mbi 2 mijë punonjës shqiptarë në administratën publike në nivel qendror pritet të përfitojnë...

Mbi 2 mijë punonjës shqiptarë në administratën publike në nivel qendror pritet të përfitojnë nga transformimi i kontratave të përkohshme në vendime të përhershme pune, në bazë të ligjit të ri. Këtë e bëri të ditur bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Verdict” në TVM 2.

Mexhiti tha se përllogaritjet përfundimtare ende nuk janë përmbyllur, por sipas të dhënave paraprake, rreth 6 mijë punonjës të administratës në nivel qendror janë aktualisht të angazhuar me kontrata pune.

“Prej tyre, mbi 2 mijë punonjës, të cilët nga kontratat e përkohshme do të marrin vendime të përhershme, janë shqiptarë, mos edhe më shumë”, deklaroi Mexhiti.

Ai vlerësoi se transformimi i kontratave do të ndikojë pozitivisht në sigurinë e punës për këta punonjës.

“Vlerësojmë se kjo është e shëndetshme për sigurinë e tyre në punë”, u shpreh Mexhiti.