Maqedoni

Shasivari dhe Rokas diskutuan për përparimin në drejtësi dhe prioritetet e reformave evropiane

10.11.2026 10:01

Përparimi në reformat në drejtësi dhe përmbushja e rekomandimeve të Komisionit Evropian ishin në fokus të takimit mes ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, dhe euroambasadorit Mihalis Rokas...

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas. Në takim u diskutua për përparimin në zbatimin e reformave në drejtësi dhe për prioritetet e mëtejshme në procesin e integrimit evropian.
 
Ambasadori Rokas i prezantoi ministrit Shasivari Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026, me theks të veçantë në vlerësimet dhe rekomandimet që kanë të bëjnë me kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë.
 
Në takim u përshëndet përparimi i deritanishëm në zbatimin e reformave në drejtësi, si dhe përmirësimi i vlerësimeve në raportin aktual krahasuar me atë të vitit të kaluar. Njëkohësisht, u theksua rëndësia e ruajtjes së dinamikës së reformave dhe vazhdimit të angazhimeve institucionale për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe detyrimeve që dalin nga Agjenda e Reformave.
 
Ministri Shasivari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se vlerësimet pozitive janë konfirmim i punës së deritanishme, por edhe përgjegjësi shtesë për vazhdimin e reformave që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe efikasitetin e institucioneve të drejtësisë.
 
Në fund të takimit u konfirmua përkushtimi i përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian, me qëllim që përparimi i deritanishëm të shndërrohet në rezultate konkrete dhe të qëndrueshme për qytetarët.