Maqedoni

Bastisje në Shkup, gjendet drogë, arrestohet një person

10.11.2026 11:31

Dje zyrtarët policorë privuan nga liria F.S. (19) nga Shkupi...

Dje, në orën 18:40, në një shteg për këmbësorë përgjatë lumit Vardar, në rajonin e Gjorçe Petrovit, zyrtarët policorë të Njësisë për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB Shkup privuan nga liria F.S. (19) nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.

Më vonë, me urdhër gjykate dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, u krye bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të F.S., gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan një substancë e bardhë në formë pluhuri dhe para.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.