Botë
Bullgari, 7 të vdekur në një aksident trafiku
10.11.2026 11:45
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar në një seri aksidentesh të trafikut që përfshijnë mbi 50 automjete...

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar në një seri aksidentesh të trafikut që përfshijnë mbi 50 automjete pasagjerësh dhe mallrash në autostradën Trakia pranë qytetit bullgar të Jambolit.
Autostrada është e mbyllur në të dyja drejtimet dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë te njerëzit e bllokuar në automjete. Aksidentet ndodhën këtë mëngjes, në kryqëzime, në kushte mjegulle të dendur dhe dukshmërie të reduktuar ndjeshëm. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se midis automjeteve që u përplasën ishin edhe cisterna.
“Ka njerëz të bllokuar në automjete. Aktivitetet e shpëtimit janë aktualisht përparësi. Pasi të përfundojnë, do të kryhen veprime hetimore.”, ka njoftuar policia bullgare.
