Maqedoni
Provimi i jurisprudencës, Qeveria kërkon mendim urgjent nga Komisioni i Venecias
10.11.2026 15:20
Qeveria ka miratuar nevojën për marrjen e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias....

Qeveria, në mbledhjen e sotme, ka miratuar nevojën për marrjen e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias lidhur me modelin e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës bëjnë të ditur nga Qeveria.
Me këtë hap sigurohet një vlerësim i pavarur ndërkombëtar dhe profesional për përputhshmërinë e zgjidhjes së propozuar me Kushtetutën, instrumentet juridike ndërkombëtare dhe standardet evropiane. Në kuadër të kësaj procedure, raportuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë takime me përfaqësues të institucioneve relevante, partitë politike parlamentare, dekanët e pesë fakulteteve juridike dhe përfaqësuesit e organizatave studentore, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
