Maqedoni

Komisioni për Financim dhe Buxhet, seancë mbikëqyrëse për Bankën ALTA në Kuvend

11.11.2026 09:55

Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet po mban një seancë mbikëqyrëse...

Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet po mban një seancë mbikëqyrëse për arsyet e vendosjes së administrimit të përkohshëm në bankën ALTA ShA Manastir, veprimet e Bankës Popullore dhe përgjegjësinë e institucioneve kompetente.
 
Administrimi i përkohshëm në bankë është vendosur nga 1 nëntori, pas revokimit të licencës së punës të aksionarit të saj dominues – Banka ALTA Beograd. Qëllimi është që banka të vazhdojë të funksionojë dhe të mbrohen mjetet dhe interesat e depozituesve dhe kreditorëve. Administrimi pritet të zgjasë tre muaj, ndërsa administratorët e emëruar kanë afat prej 21 ditësh për të përcaktuar gjendjen e bankës dhe për t’ia dorëzuar raportin Bankës Popullore.