Maqedoni

Ministri Muamet Hoxha, pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga presidentja Siljanovska-Davkova në COP31 në Antalia

11.11.2026 11:18

Hoxha do të jetë pjesë e delegacionit shtetëror në Samitin e Liderëve në kuadër të Konferencës së 31-të të Palëve (COP31) të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike....

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, do të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, i cili do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve në kuadër të Konferencës së 31-të të Palëve (COP31) të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.
 
Në përbërje të delegacionit do të jetë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
 
Vizita do të realizohet nga 10 deri më 13 nëntor 2026, në Antalia të Republikës së Turqisë, ku liderët botërorë, përfaqësuesit e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare do të diskutojnë për sfidat aktuale klimatike, avancimin e veprimit global për klimën dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballjen me ndryshimet klimatike.
 
Pjesëmarrja e ministrit Hoxha në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare paraqet mundësi për promovimin e prioriteteve shtetërore në fushën e mjedisit jetësor dhe politikave klimatike, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe përmbushjen e objektivave klimatike.