Maqedoni

BDI: Vendimi i vitit 2023 mbronte pronën shtetërore, ai i vitit 2025 favorizonte transaksionin privat

11.11.2026 17:52

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj pretendimeve që ndërlidhin vendimin e vitit 2023...

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj pretendimeve që ndërlidhin vendimin e vitit 2023 me zhvillimet rreth hyrjes së Alta Bankës në Stopanska Banka – Manastir, duke i cilësuar ato si përpjekje për manipulim dhe zhvendosje të përgjegjësisë politike.

“Pretendimet që po bëhen për vendimin e vitit 2023 janë një gënjeshtër e plotë dhe një manipulim i paskrupullt!”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga kjo parti sqarojnë se vendimi i vitit 2023 kishte për qëllim mbrojtjen e pronës shtetërore, përkatësisht parandalimin e shitjes së saj pa autorizimin përkatës.

“Përkundrazi, vendimi i vitit 2023 kishte pikërisht qëllimin e kundërt: të mos lejohej shitja pa autorizim e pronës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është krejtësisht e kundërta e asaj që bën Qeveria e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it në vitin 2025, kur me vendimin e saj i obligon institucionet e shtetit të vihen në shërbim të hyrjes së Alta Bankës dhe Davor Macurës në Stopanska Banka – Manastir”, thuhet më tej në reagimin e BDI.