Botë
Iran, pretendohet shkatërrimi i një radari amerikan
13.11.2026 16:49
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit pretendojnë se e kanë shkatërruar...

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit pretendojnë se e kanë shkatërruar një radar amerikan për paralajmërim të hershëm në Bahrejn, në shenjë hakmarrjeje për një sulm ajror gjatë natës në qytetin e portit Sirikut, pranë Ngushticës së Hormuzit.
Ky pretendim i publikuar nga mediat shtetërore, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. As Uashingtoni dhe as Manama nuk kanë reaguar deri tani.
“Disa orë më parë, luftëtarët e Forcave Ajrore dhe Hapësinore të gardës shënjestruan dhe shkatërruan radarin amerikan të paralajmërimit të hershëm në ishullin e Bahrejnit, në përgjigje të agresionit ajror të armikut kundër një kulle telekomunikacioni në Sirik.”, thuhet në një deklaratë të Gardës Revolucionare Islamike.
Sipas tyre, sulmi është “paralajmërim serioz” për “armikun agresor”, që t’i ndalojë “provokimet ajrore dhe kontrabandën me naftë” në Ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë çmimi i naftës në tregje botërore edhe pse synon stabilizim, ekonomitë evropiane përballen me çmim të lartë të dizelit.
