Zelensky zbulon propozimin e SHBA-ve: Tërheqje nga Donbasi, anëtarësim në NATO
15.11.2026 12:38
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka zbuluar se negociatorët amerikanë kanë propozuar mundësinë që Ukraina të tërheqë trupat e saj nga pjesët e Donbasit që ende kontrollon, në këmbim të anëtarësimit në NATO.
Sipas Zelenskyt, kjo ide është diskutuar gjatë kontakteve të fundit me përfaqësuesit amerikanë, të cilët po përpiqen të gjejnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Amerikanët ngritën një pyetje: Po sikur Ukraina të anëtarësohet në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi? Kjo ishte hera e parë që shtrohej një çështje e tillë”, deklaroi Zelensky.
