Rajon

Interpretimi i këngës serbe në Bruksel, Haxhiu: Përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës

16.11.2026 11:52

Autoritetet e Kosovës kanë reaguar ashpër duke e quajtur skandaloze interpretimin në Bruksel të këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”...

Autoritetet e Kosovës kanë reaguar ashpër duke e quajtur skandaloze interpretimin në Bruksel të këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e njohur për pretendimet historike, politike dhe nacionaliste serbe mbi Kosovën.
 
Kjo këngë serbe u interpretua në prag të edicionit të dytë të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, organizuar nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar këtë ngjarje si thellësisht shqetësuese, duke theksuar se kënga në fjalë promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Ajo ka vlerësuar se një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk duhet të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve. 
 
Haxhiu ka kërkuar sqarim nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen e kësaj muzike, duke u bërë thirrje institucioneve evropiane që të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin.