Rajon

Ursula von der Lejen: Shqipëria po bën progres domethënës drejt BE-së

16.11.2026 14:15

Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian...

Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, në fjalën e saj në Forumin e Zgjerimit 2026 me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, që po zhvillohet në Bruksel.
 
“Shqipëria po bën përparim mbresëlënës në procesin e negociatave për anëtarësimin në BE. Moldavia dhe Ukraina po punojnë nën presion. Në Ballkanin Perëndimor, vendet po bëjnë hapa të mëdhenj. Ky është momenti i ri për të ndërtuar një BE që bashkon evropianët, ku fëmijët mund të rriten në paqe dhe prosperitet dhe ku ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë.”, - deklaroi presidentja e KE-së, Ursula von der Lejen.
 
Von der Lejen po ashtu nënvizoi se përveç vendeve kandidate, edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm. Ky proces, sipas saj, duhet të nisë nga mënyra se si funksionon dhe merr vendime vetë Unioni, duke theksuar se edhe traktatet evropiane duhet të mbështesin afrimin dhe integrimin e vendeve të reja. I pranishëm në Forumin e II të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel është edhe kryeministri Edi Rama. Pjesë e agjendës së Ramës në Bruksel, është edhe takime me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
 
GYLTENE SINANI