Botë
Sot aktgjykimi për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkon gjashtë vjet burgim për pengim të drejtësisë
17.11.2026 09:44
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot nga ora 10:00, pritet të nisë seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi...

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot nga ora 10:00, pritet të nisë seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkakuzuarve të tij, në rastin për pengim të dyshuar të drejtësisë.
Përveç Thaçit, në këtë rast akuzohen edhe ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu.
Të pesë të akuzuarve u është kërkuar të jenë fizikisht të pranishëm në seancën gjyqësore, e cila pritet të transmetohet me dhjetë minuta vonesë.
Prokuroria i akuzon për përpjekje të paligjshme për të ndikuar te dëshmitarët në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Për Hashim Thaçin, Prokuroria ka kërkuar dënim prej gjashtë vjetësh burgim për pengim të drejtësisë. Ky rast është i ndarë nga procesi gjyqësor ndaj tij për krime lufte.
