Kanceri, gjinekologët apelojnë për vaksinim masiv

17.11.2026 16:20

Kanceri në qafën e mitrës te femrat...

Kanceri në qafën e mitrës te femrat ende shënon shifra alarmante në vend. Pacientja më e re me një sëmundje të tillë është vetëm 18 vjeçe. Mjekët gjinekologë apelojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër virusit HPV që shpie në kancer, pasi vetëm kështu do të mund të parandalohej sëmundja.

Kryetari i Asociacionit të Gjinekologëve, Gligor Tofoski, njoftoi se imunizimi është mesatar. Interesim më i ulët është shënuar në Ohër, Manastir dhe Shkup, gjegjësisht komunat Qendër, Karposh dhe Aerodrom.

Gjithashtu apelohet edhe për kontrolle më të shpeshta në mjek për detektim të hershëm të ndryshimeve në trup dhe parandalimin e zhvillimit të sëmundjes.

“Si shoqatë dëshirojmë të ngremë vetëdijen. Gjatë kohë kemi vaksinim dhe kjo shkon deri në 50%. Megjithatë dëshirojmë që kjo të shkojë në 90% si në të gjitha vendet tjera në Evropë. Duam të kemi një fushatë kombëtare për vaksinën HPV, të intensifikohet vaksinimi në shkolla dhe të rritet angazhimi i atyre që janë të obliguar ta sigurojnë, pra Qendrat e Shëndetit Publik. Gjithashtu t’i edukojmë prindërit. Dhe nëse nuk mund të tejkalohet ky moment, atëherë të rritet mosha e vaksinimit falas deri në 26 vjet.”, - deklaroi kryetari i Asociacionit të Gjinekologëve, Gligor Tofoski.