Botë

Trump-i mbërrin në Kinë për samit historik trepalësh me Xi-në dhe Putin-in

18.11.2026 11:29

Trump ka mbërritur në Shenzhen, përpara një takimi trepalësh të paprecedentë me presidentin e Kinës dhe presidentin e Rusisë...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Shenzhen, përpara një takimi trepalësh të paprecedentë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
 
Të tre liderët po marrin pjesë në një samit të udhëheqësve të Azi-Paqësorit, të organizuar nga Kina. Xi e ka pritur të martën fillimisht Putinin, të cilin e ka cilësuar si një “mik të vjetër”. Xi po përpiqet të ruajë një ekuilibër, ndërsa në takime do të diskutohen lufta në Ukrainë, furnizimet me energji dhe marrëdhëniet e Kinës me ShBA-në. Trump-i ka udhëtuar drejt Kinës nga Filipinet, ku kishte marrë pjesë në një tjetër samit. 
 
Pamjet e publikuara tregojnë takimet e tij me kryeministrin indian, Narendra Modi; kryeministrin australian, Anthony Albanese, dhe kryeministren japoneze, Sanae Takaichi. Trump-i ka thënë atje se një marrëveshje tregtare mes ShBA-së dhe Filipineve ishte “përmbyllur”, por nuk ka dhënë detaje.