DPHM: Maqedonia do të përfshihet nga reshje shiu dhe erëra të forta mbi 80 km/h
18.11.2026 11:54
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike...

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar një alarm moti për sot duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta nga jugperëndimi me mbi 80 km/orë.
Në ditët në vijim, moti do të mbetet me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të herëpashershme me intensitet të ndryshueshëm.
Nën ndikimin e rrymave ajrore jugore, do të jetë relativisht ngrohtë deri të premten me temperatura që do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Sinoptikët nga e shtuna paralajmërojnë rënie të temperaturave.
