Irani sulmon me dronë bazën amerikane në Kuvajt
Ushtria iraniane ka sulmuar me dronë bazën ajrore Ali al-Salem në Kuvajt...

Ushtria iraniane ka sulmuar me dronë bazën ajrore Ali al-Salem në Kuvajt, duke shënjestruar, sipas pretendimeve të saj, instalimet amerikane të dronëve dhe raketave në këtë objekt.
Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, e cila bëri me dije se ushtria kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.
Më herët, ushtria kuvajtiane njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar për të zmbrapsur sulmet me dronë armiqësorë.
Ndërkohë, edhe Bahreini raportoi sulme nga Irani. Ushtria e vendit deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin interceptuar disa sulme ajrore që synonin mbretërinë.
Situata është tensionuar gjithashtu në Arabinë Saudite, ku autoritetet njoftuan neutralizimin e një rakete të lëshuar nga rebelët Huthi në drejtim të kryeqytetit, Riad.
