Qeveria transferon edhe një transhe të re, mbi 240 milionë euro mbështetje për bizneset vendore
Qeveria ka ndarë mbi 240 milionë euro mbështetje për kompanitë vendore...

Qeveria ka ndarë mbi 240 milionë euro mbështetje për kompanitë vendore përmes kredive me kushte të favorshme, ndërsa një tjetër transhe prej 45.2 milionë denarësh është transferuar nga Buxheti Qendror në Bankën Zhvillimore për të mbështetur investimet e realizuara nga bizneset.
Nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se mbështetja e përgjithshme deri më tani arrin në 14.9 miliardë denarë, apo rreth 242 milionë euro. Për zbatimin e kësaj mase janë parashikuar gjithsej 250 milionë euro.
Mjetet janë siguruar nga Banka Hungareze Eksport-Import, me qëllim stimulimin e investimeve në sektorin privat dhe nxitjen e rritjes ekonomike.
Ato u shpërndahen kompanive vendore përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave afariste. Kreditë ofrohen me normë interesi prej 1.95 për qind, afat shlyerjeje deri në 15 vjet dhe periudhë grejs deri në tre vjet.
