Alarme për bomba të rreme në katër shkolla të Tetovës!
19.11.2026 19:37
Katër shkolla në Tetovë janë përfshirë nga alarmet për bomba...

Katër shkolla në Tetovë janë përfshirë nga alarmet për bomba gjatë ditës së sotme, por pas kontrolleve policore është konstatuar se të gjitha kërcënimet ishin të rreme.
Fillimisht, njoftimet për mjete shpërthyese u dërguan për shkollat fillore “Iliria”, “Marif” dhe “Jahja Kemal”, ndërsa më vonë edhe për shkollën e mesme “Kiril Pejçinoviq”.
Sipas SPB-së së Tetovës, kërcënimet u dërguan përmes postës elektronike nga adresa të ndryshme, të cilat më pas u fshinë.
Nxënësit u evakuuan përkohësisht, ndërsa pas kontrolleve mësimi vazhdoi normalisht. Policia po punon për identifikimin e autorit të kërcënimeve.
