Shqipëri, tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë!
19.11.2026 21:04
Situatë e tensionuar sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë shqiptare në Tiranë...

Situatë e tensionuar sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë shqiptare në Tiranë, ku Policia nuk po lejon vijimin e protestës së qytetarëve.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Si pasojë e ndërhyrjes, disa protestues kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë.
Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kundërshtojnë ndërhyrjen e Policisë dhe kërkojnë të vijojnë tubimin përpara godinës së Kryeministrisë së Shqipërisë.
