Mickoski nga Berlini: RMV mbështet arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

19.11.2026 21:35

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski...

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, po merrë pjesë në Berlin në takimin e Koalicionit të të Vullnetshmëve, kushtuar situatës aktuale në Ukrainë dhe përpjekjeve për arritjen e paqes. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
 
Takimi i organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz, u përqendrua në intensifikimin e përpjekjeve për përfundimin e luftës dhe bashkërendimin e veprimeve mes partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara.
 
Mickoski bëri të ditur se Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar mbështetjen për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
 
“E konfirmuam mbështetjen e vendit tonë për përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, përmes dialogut, diplomacisë dhe koordinimit me aleatët tanë”, ka shkruar Mickoski.