Maqedoni
Fillon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente
20.11.2026 08:50
Fillon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2027...

Fillon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2027. Seanca e Komisionit amë për Financim dhe Buxhet është caktuar në orën 11:30. Deputetët do të shqyrtojnë mbi 300 amendamente.
Të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në nivelin prej 395,4 miliardë denarësh, që paraqet rritje prej 5,7% krahasuar me vitin 2026, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në nivelin prej 440,4 miliardë denarësh, përkatësisht rritje prej 4,8%.
Deficiti buxhetor është projektuar në 45 miliardë denarë ose 3,5% të PBB-së, ndërsa për investime kapitale janë paraparë 40,8 miliardë denarë. Sipas projeksioneve, rritja ekonomike në vitin 2027 pritet të jetë 3,8%, ndërsa nxitësi kryesor i saj do të jetë kërkesa e brendshme, para së gjithash përmes rritjes së aktivitetit investues. Borxhi publik, deri më 30 shtator të këtij viti, ishte 56,6% e PBB-së.
Ministrja e Financave siguron se në Propozim-buxhetin për vitin 2027 janë siguruar mjete për funksionimin e rregullt të institucioneve, përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve, mbështetjen e ekonomisë dhe realizimin e investimeve kapitale.
